Anulohet seanca gjyqësore për “Monstrën”, një nga gjykatësit me Kovid-19

Maqedonia

Anulohet seanca gjyqësore për “Monstrën”, një nga gjykatësit me Kovid-19

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 11:01
Monstra

Seanca gjyqësore për lëndën “Monstra” e caktuar për sot shtyhet për shkak se njëri nga gjykatësit e porotës është infektuar me virusin Kovid-19, informon Gjykata Penale në Shkup.

Në lëndën “Mostra” për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës që ndodhi më 12 prill të vitit 2012 të akuzuar janë Agim Ismailloviq, Fejzi Aziri, Afrim Ismailloviq, Alil Demiri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Afrim Ismailloviq dhe Alil Demiri janë në arrati në Kosovë dhe deri më tani nuk janë ekstraduar.

Të pestit ishin dënuar me burg të përjetshëm, por Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 e shfuqizoi dënimin, ndërsa rastin “Monstra” pastaj e mori në duar PSP dhe gjykimi filloi nga fillimi. Rastin gjyqësor e udhëheq prokurorja Fatime Fetai.

Në vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës u vranë katër djem: Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski dhe Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat