Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,57% në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara në përputhje me vendimin e datës 23.11.2020.

“Vendimi për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës është rezultat i rritjes së çmimeve të bursës të naftës së papërpunuar dhe të produkteve të naftës. Rritja në bursat botërore të çmimeve referente të naftës së papërpunuar dhe të derivateve të naftës, bëhet për shkak të disa faktorëve, edhe atë: optimizmi, të cilin e shkaktoi informata për fillimin e vaksinimit masovik, kthimi në normalitet i sektorit industrial në Evropë, që prapë shkaktoi rritjen e kërkesës, ndërsa nga ana tjetër kemi edhe
faktorin e tretë që është strategjia e ardhshme e padefinuar e prodhimit në vendet e OPEK-t dhe të koalicionit, që rezultoi me reduktimin e rezervave të naftës së papërpunuar nga fillimi i pandemisë”,  deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

Me vendimin e sotshëm, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës UROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98
rriten për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,020 den/kg.

Nga data 1.12.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 60,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 62,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 53,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 53,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 28,501 (denarë/kilogram)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat