Angellovska-Bezhoska: Politika monetare do të mbetet e relaksuar për ta mbështetur rimëkëmbjen ekonomike

Maqedonia

Angellovska-Bezhoska: Politika monetare do të mbetet e relaksuar për ta mbështetur rimëkëmbjen ekonomike

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 13:35
Bezhoska

“Rekomandimi për politikën monetare në korniza globale është që të mbete e relaksuar për ta mbështetur rimëkëmbjen ekonomike derisa të zgjasë faza e pasigurisë, por edhe faza në të cilën pandemia do të vendoset nën kontroll. Edhe ne si bankë qendrore do të udhëhiqemi nga një rekomandim i tillë, por duke mbajtur llogari edhe për specifikën e strategjisë tonë monetare dhe duke e mbajtur kursin devizor si spirancë nominale”.

Këtë, siç kumtoi Banka Popullore, e theksoi guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska, në fjalimin e saj përshëndetës në Asamblenë e 25-të vjetore të Shoqatës së tregjeve financiare – ACI Maqedoni, e cila u mbajt ditën e premte.

Në fjalimin e saj, guvernatorja theksoi se nga marsi e këtej, Banka popullore ka ndërhyrë në tregun devizor me shitjen e devizave, por se në muajt e fundit ndërhyrjet kanë qenë dukshëm më të matura. Me këtë rast theksoi edhe se rezervat devizore janë në nivel të lartë dhe të rehatshëm, i cili mundëson mbajtjen vijuese të relaksuar.

“Shkalla bazë e interesit është ende në zonë pozitive dhe me këtë edhe margjina lidhur me BQE-në mbetet pozitive. Megjithatë, duke e pasur parasysh specifikën e regjimit tonë monetar, është e qartë se për ne nuk vlen zero kufiri i ulët nominal dhe prej atje edhe hapësira shtesë nuk është e pakufizuar. Kjo ka të bëjë edhe me emisionin e likuiditetit shtesë, i cili natyrisht është alternativë nëse është e nevojshme, por deri në atë pikë deri tek i cili kjo nuk do të shkaktonte presion në tregun devizor”, theksoi Angelovska-Bezhoska.

Ajo u përqendrua edhe në sfidat lidhur me tregjet financiare në periudhën e fundit, si dhe në pritjet për periudhën që vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat