Ndotja e ajrit, ndërpriten masat e alarmit në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar

Maqedonia

Ndotja e ajrit, ndërpriten masat e alarmit në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se ka sjellë vendim për ndërprerje të masave të alarmit në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar, për shkak të ndotjes së ajrit.

Nga ky dikaster thonë se në bazë matjeve që i kanë bërë, koncentrimi i grimcave PM10 është nën pragun e përcaktuar prej 175 gram në metër kub.

“Sipas të dhënave nga Sistemi Automatik i Monitorimit Shtetëror për cilësinë e ajrit të ambientit dhe parashikimi i motit i marrë nga Enti Hidrometeorologjik më 30.11.2020, koncentrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 175g / m 3 në pikat e matjes në Tetovë, Kumanovë dhe Kavadar dhe kështu pushojnë së qeni të vlefshme rekomandimet dhe masat gjatë tejkalimit të pragut të alarmit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditëve të fundit ndotja e ajrit në Tetovë, ka qenë mjaft e lartë, me çka ky qytet ka qenë në maje të listës së qyteteve me ajër të ndotur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat