Gashi: Opozita ka 58 deputetë, nuk mund të mbesë jashtë procesit

Maqedonia

Gashi: Opozita ka 58 deputetë, nuk mund të mbesë jashtë procesit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 10:33
Afrim Gashi

Kryetari i partisë ‘Alternativa’, Afrim Gashi për TV21 deklaroi se shqiptarët duan t’i ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre maqedonas në pjesën e mbrojtjes së identitetit, gjuhës dhe kulturës.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë, por kur Qeveria nuk ka kërkuar asnjë ndihmë nga ne, ne e kuptojmë se nuk dëshirojnë të na përfshinë në proces”, thekson Gashi.

Ai theksoi se Qeveria aspak nuk është konsultuar rreth kontestit me Bullgarinë. Gashi po ashtu kërkoi edhe një takim liderësh.

“Duhet të mblidhemi bashkërisht, të krijojmë konsensus, t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet dhe bashkërisht të sjellim vendime të përbashkëta. Qeveria ka 62 deputetë, opozita ka 58 dhe nuk mund që opozita të mbesë jashtë procesit”, tha mes tjerash Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat