VMRO: Nesër bllokada në Shkup dhe protesta në 15 qytete

Maqedonia

VMRO: Nesër bllokada në Shkup dhe protesta në 15 qytete

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:51
VMRO

Partia opozitare VMRO-DPMNE me anë të një komunikate për media u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër t’u bashkohen bllokadës para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Vazhdojmë bashkë më popullin në luftën për mbrojtje të nderit i dinjitetit të shtetit dhe popullit maqedonas”.

“Nuk do të lejojmë nënçmim dhe shitjen e interesave shtetërore dhe nacionale dhe për këtë shkak të gjithë bashkë me numër masovik do të dërgojmë porosi që Zoran Zaev i LSDM-ja duhet që orë më parë të largohen më shpejtë, sepse Maqedonisë i kanë sjellur vetëm disfata dhe mossukses.

“VMRO-DPMNE thërret qytetarët nesër (02.12.2020) në orën 15:00 t’u bashkohen bllokadave para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa protesta do të mbahen edhe në 15 qytete në mbarë vendin, me fillim në orën 18:00”.

“Koha është që qytetarët e Kumanovës, Makedonska Kamenicva, Probishtipi, Dellçevë, Pehçevë,Berovë, Vinicë, Radovish, Vallandovë, Dojran, Veles, Kavadar, Prilep, Manasitr dhe Ohër të bashkohen kundër të keqes të quajtur Zoran Zaev dhe LSDM”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat