Angellov: Gjendja me pandeminë është stabile, në spitale ka vende të lira

Maqedonia

Angellov: Gjendja me pandeminë është stabile, në spitale ka vende të lira

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:51
Stojançe Angellov

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellov, sot në konferencë për shtyp tha se gjendja shëndetësore në vend është stabile dhe se për momentin ka shtretër të lirë në spitale.

“Institucionet shëndetësore për momentin disponojnë mjaftueshëm me shtretër dhe tani për tani nuk ka nevojë për vendosjen e pacienteve në objektin e vjetër të Sistina. Në mbarë vendin kemi mbi 200 shtretër të lira dhe gjendja është stabile”, tha Stojançe Angellov.Ai shtoi se për momentin nuk ka nevojë për aktivizimin e spitalit “Malla Bogorodica”, që ka kapacitet prej 100 shtretërve.

“Institucionet e Shëndetit Publik që janë në funksion të kovid-qendrave për momentin kanë në dispozicion numër të mjaftueshëm të shtretërve dhe për momentin nuk kemi nevojë të patjetërsueshme për akomodim në objektin e vjetër të Sistinës. Ka mundësi që të paraqitet nevoja për aktivizim të këtij spitali, në këtë rast Shtabi Kryesor do të merr vendim të menjëhershëm. Për momentin Shtabi pret kërkesë nga Ministria e Shëndetësisë, për formalizim të bashkëpunimit me institucionet private shëndetësore”, tha Angellov duke shtuar se për momentin ka më shumë se 200 krevate të lira në të gjithë vendin, dhe më shumë se 40 krevate vetëm në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat