Material voluminoz kundër Dimovës dhe të akuzuarve të tjerë, hetimi mund të zgjerohet

Maqedonia

Material voluminoz kundër Dimovës dhe të akuzuarve të tjerë, hetimi mund të zgjerohet

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:44
Lidija Dimova

 Material voluminoz dëshmues ka marrë prokurori i cili ngriti procedurë hetimore për keqpërdorimi në Agjencinë Nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet.

Kjo, sipas Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion është arsyeja që të mos munden të përgjigjen nëse vendimi për ngritje të aktakuzës kundër drejtoreshës së shkarkuar Lidija Dimova, pronari i sallonit të bukurisë “V.E.Z Trejd” Zoran Zllatkovski, ish bashkëpunëtori i jashtëm Aleksandar Goçev dhe Ana Pavlidu do të ketë deri në fund të këtij viti.

Prokurori edhe më tej mbledhë dëshmi, derisa sipas burimeve të “A1on” deri më tani për të dëshmuar nuk janë thirrur as të akuzuarit e rastit. Prokuroria nuk përjashton mundësinë hetimi të zgjerohet edhe per persona tjerë.

“Duke pasur parasysh materialin voluminoz duhet kohë për analizë të detajuar. Në të njejtën kohë po ndërrmirren edhe veprime tjera hetimore të patjetërsueshme për procedurën rrjedhëse. Zgjerimi i hetimit ndaj personave tjerë varet nga materiali i siguruar si dëshmi”, thonë nga Prokuroria për “A1on”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat