Zaev: Buçkovski duhet të jetë motivuesi për zbatimin e Marrëveshjes me Bullgarinë

Maqedonia

Zaev: Buçkovski duhet të jetë motivuesi për zbatimin e Marrëveshjes me Bullgarinë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:14
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se përfaqësuesi i veçantë i Qeverisë për Bullgarinë duhet të jetë motviuesi për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

“Buçkovski si përfaqësues i veçantë i Qeverisë duhet të jetë ai qv do të motivojë realizimin e marrëveshjes. Bisedimet i udhëheq MPJ në krye me ministrin Bujar Osmani, sekretari shtetëror dhe kabineti. I përfshirë është edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i cili është në kontakt me ministrat evropianë dhe kabineti im me ambasadorin tonë të ardhshëm në NATO, Dane Talevski”, tha Zaev.

Ai theksoi se këto ditë do të bëhen përpjekje në gjetjen e zgjidhjes dhe të jepet mundësi të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, përkatësisht të nisen bisedimet me BE-në.

“Strategjia duhet të vazhdojë, përkushtimi im dhe i ministrave është se duhet të vazhdojmë të bisedojmë për të krijuar atmosferë dhe t’i heqim pengesat për verën e ardhshme”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat