Nurtene Rexhepi flet për sfidat e grimereve në Maqedoni

Maqedonia

Nurtene Rexhepi flet për sfidat e grimereve në Maqedoni

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:02
Nurtene Rexhepi

Grimi është industri në zhvillim në Maqedoni dhe për këtë kemi folur me Nurtene Rexhepi-NOOR Studio, grimere nga Shkupi. Me të Telegrafi Maqedoni ka folur për çmimet, grimin tek femrat, për konkurrencën dhe për tema tjera rreth kësaj pune.

A fitojnë shumë grimeret?

Të jesh grimere nuk është punë e lehtë.
Një make-up artiste (MUA) është një person që me dëshirë dhe shumë vullnet aplikon talentin te të tjerët për teatër, modë, revista duke përfshi të gjitha aspektet e industrisë së modelimit.
Po, është e vërtetë grimeret kanë të ardhura të larta, por siç thotë edhe populli “nuk është gjithçka ashtu siç shihet” sepse ne njerëzit i komentojmë vetëm fitimet e një biznesi, ndërsa shpenzimet jo. Pra, të ardhurat janë të larta, por edhe harxhimet po. Ndonjëherë duke u bazuar edhe tek mundi, pa përfshirë shpenzimet materiale, përfshirë dhe veten time për atë që ofrojmë, mendoj që të ardhurat mund të ishin dhe më të larta!

A mendon se duhet të ndryshojë mënyra se si grimohen femrat?

Kam bërë një përvojë të gjatë që jam në fushën e make-up në një moshë shumë të re. Çdo vitë kemi trende të reja të grimit. Hmm nuk mendoj se duhet ndryshyar mënyra, metoda e grimit normal se ndryshon. Po flas nga fillimet e mia ku bazën e kam aplikuar me dorë, ku tani kemi shume produkte për aplikimin e tyre, pra gjithçka varet nga krijimi i produkteve të reja. Por si do që të jetë unë qëndroj tek ajo që grimi klasik dhe modern është më i përshtatshëm për një femër.

Si u bëre grimere?

Unë gjithmonë e kam dashur këtë botë qe kur isha fëmije. Barbie kukullat kanë qenë të bukura, i shikoja me pasion dhe atë pasion vendosa që ta reflektoj tek femrat. Isha vetëm 13 vjeçe kur i mora hapat e parë ku gjithçka ishte e vështirë, kishte edhe nga ato momente kur i thoja vetes jo nuk mund ta bëj. Por pa kaluar në vështirsi , nuk mund të jesh e suksesshme, momentet e vështira të bëjnë më puntore. E sot po i mbush 23 vjeç, u ktheva pas në kohë duke i permend vështirsit e po habitem me vete që në moshë shumë të re un kam hapur dhe studion time me një komoditet dhe cilësi të lartë të produkteve që nga starti.

Sa ndikon konkurrenca në çmimin e shërbimeve në këtë biznes?

Konkurrenca është më se e madhe. Shumë vajza të reja kanë filluar me këtë profesion ku unë jam shumë e gëzuar që femrat po bëhen të pavarura. Sa i përket konkurrencës në shërbimin e çmimeve ndikon shumë, por mendoj se çmimi varet edhe nga cilësia e produkteve të cilët i përdorin grimeret. Unë personalisht mundohem të jem sa më reale në çmime duke u bazuar tek standardi ynë jetësor, edhe pse tek ne përdoren produktet më cilësore në tregun botëror.

Cilat janë planet tua për të ardhmen?

Planet e mia për të ardhmen janë të shumta. Aty ku unë mendoj të arrijë kërkon durim, sakrificë dhe këmbëngulje. Më pret një rrugë e gjatë. Ëndrra ime më duket si një loj shahu ku mendoj që të bësh shah mat duhet të bëhesh një lojtare shumë e mirë dhe të bësh çdo lëvizje duke u menduar mirë.
Në një të ardhme të afërt planifikoj të hap një akademi për grim dhe kurse të ndryshme. Pastaj, dëshiroj ta shoh veten time edhe si një grimere ndërkombëtare, jam e vendosur dhe gjithmonë atë që dua e bëj.
Duke mos harruar t’i falemnderoj njerëzit e afërt që më kanë mbështetur. Apeloj që të gjitha vajzat të punojnë për realizimin e qëllimeve sepse pa punë dhe mund nuk ka sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat