Filipçe sot takohet me Trupin Koordinues për vaksina kundër Covid-19

Maqedonia

Filipçe sot takohet me Trupin Koordinues për vaksina kundër Covid-19

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 08:27
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot do të realizojë takim pune me Trupin Koordinues për vaksina kundër Covid-19 që do të sigurohen përmes COVAX mekanizmit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në takim do të diskutohet për strategjinë për imunizim me vaksinë kundër Covid-19.

Si dhe për pranimin dhe shpërndarjen e vaksinës, respektivisht për kategoritë e qytetarëve që do të marrin të parët vaksinën si dhe për procedurën e vaksinimit.

Në takim priten të shqyrtohen edhe përvojat e vendeve evropiane në lidhje me strategjinë logjistike për shpërndarje të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat