Spasovski: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë çështje të padiskutueshme

Maqedonia

Spasovski: Gjuha dhe identiteti maqedonas janë çështje të padiskutueshme

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:52
Oliver Spasovski

Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë diçka për të cilat askush nuk ka të drejtë të bisedojë, në asnjë moment. Për këtë nuk ka diskutime. Ne mund të diskutojmë të gjitha çështjet e tjera që janë me interes, por jo edhe për çështjet që janë identiteti ynë dhe gjuha jonë, tha sot ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, pasi vizitoi Zherovjanën, ku inspektoi ndërtesën e re të rindërtuar për departamentin e policisë.

Lidhur me negociatat me Bullgarinë, Spasovski theksoi se Qeveria po bën përpjekje për të arritur një kompromis mbi bazë të parimeve.

“Ne mbetemi të përkushtuar në rrugën tonë evropiane, ne do të bëjmë gjithçka për të realizuar këto aspirata evropiane. Si Qeveri, ne kemi treguar në vitet e kaluara që dimë si të zgjidhim çështje, të mbyllim çështje të vështira, dimë të hapim perspektiva për qytetarët, por duhet të jetë mbi baza parimore, në bazë të respektit për njëri-tjetrin, të pajtimit të ndërsjellë dhe këto janë parimet mbi të cilën do të duhet të vazhdojmë të punojmë”, tha Spasovski.

Spasovski shtoi se nuk ka indikacione se në shtet mund të ketë prishje të rendit dhe qetësisë për shkak të bllokimit të mundshëm të Bullgarisë për mos fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Prishje të sigurisë në vend nuk ka dhe nuk mund të ketë, sepse nuk ka asnjë lloj indikacioni. Institucionet e vendit funksionojnë në mënyrë normale dhe të gjitha elementet e sektorit të sigurisë janë të fokusuara që të ruajmë paqen dhe rendin e qytetarëve”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat