Spasovski: Rreth 90 për qind e qytetarëve i respektojnë masat për mbrojte

Maqedonia

Spasovski: Rreth 90 për qind e qytetarëve i respektojnë masat për mbrojte

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 15:04
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot tha se nëpër gjithë shtetin ka gjoba për ata që mendojnë të përfitojnë dhe të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Ai theksoi se shumica e qytetarëve po i respektojnë masat.

“Janë 90 për qind e qytetarëve në shtet që i respektojnë masat. 10% ka gjithmonë nga ata që mendojnë se janë më të dijshëm dhe vetëm ata çfarë bëjnë duhet të bëhet. Për ata ka gjoba. Për çdo ditë jo vetëm që i shpërndajmë festat familjare, por edhe parashtrojmë kallëzime penale dhe për ata do të ketë përgjegjësi, nuk do të ketë tolerancë”, tha Spasovski.

Sipas tij, pronarët e restoranteve duhet të kuptojnë se shëndeti i qytetarëve janë më të rëndësishme se sa fesat dhe nëse nuk e kuptojnë do të ketë dënime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat