Maqedoni: Në covid-qendrat ka 160 shtretër të lirë, janë hospitalizuar 1.268 persona

Maqedonia

Maqedoni: Në covid-qendrat ka 160 shtretër të lirë, janë hospitalizuar 1.268 persona

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 21:22
Foto Ilustrim

Në 24 orët e fundit, gjithsej 843 pacientë pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus janë raportuar se trajtohen në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirusin që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin arrin 1,286 dhe ka rreth 160 shtretër spitali të zbrazët në qendrat kovid, njoftoi sonte Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 79 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për KOVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 65 pacientë.

Në repartin infektiv në Tetovë ka 39 pacientë, në Veles trajtohen 57 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 116 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrën kovid në Ohër ka 105 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 123, në qendrën Kovid në Gostivar 61, ndërsa në Strugë 36. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 68 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 20, Kavadar 39, kurse në Gjevgjeli 17 persona pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë kumton se numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe çregjistrimeve të pacientëve. Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë.

Nga MSH potencojnë se të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë vende spitalore që kanë akses në oksigjen.

Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, siç njoftoi, kapacitetet e reparteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat