E diela e kobshme, dy banorë të Gostivarit humbin jetën në aksidente trafiku

Maqedonia

E diela e kobshme, dy banorë të Gostivarit humbin jetën në aksidente trafiku

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Të dielën në orët e mbrëmjes në rrugën Tetovë-Jazhincë ka ndodhur aksident me ç’rast një veturë ka goditur për vdekje një banor nga Debreshi Gostivarit.

Zëdhësi i SPB-Tetovë, Fatmir Rexhepi konfirmoj rastin për Portalin Gostivari Sot.  Në vendngjarje kanë dalur ekipe të Policisë dhe Prokurorisë Publike.

Jo zyrtarisht, drejtuesi i automjetit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Gostivari Sot mëson që i ndjeri është personi që rrugëve të qytetit hasej me një sëpatë në dorë. 

Ndryshe, ky ishte i dytë me pasoja fetale në rajonin e Gostivarit. Në një  aksident tjetë trafiku të ndodhur në magjistralen Gostivar – Kërçovë, humbi  jetën 31 vjeçari A.M nga Banjica e Poshtme.

Aksidenti ka ndodhur kur kamioni për bartje të betonit me targa të Gostivarit që drejtohej nga 52 vjeçari B.S ka goditur këmbësorin që humbi jetën në vendngjarje.

Rasti në Polici është raportuar në ora 11:20. Pas paraqitjes, në vendngjarje dolën ekipi i krim-teknikës nga Policia e Gostivarit dhe Prokuroria Publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat