Punonjësit e çerdheve kundër orarit të zgjatur

Maqedonia

Punonjësit e çerdheve kundër orarit të zgjatur

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Foto Ilustrim

Të punësuarit në çerdhe kërkojnë rikthimin e orarit të vjetër të punës dhe nuk pajtohen me vendimet e reja të drejtorëve që të punojnë tetë orë. Siç thonë të punësuarit çerdhet nuk ofrojnë kushte për përgatitje paraprake të programit edukues dhe për këtë janë të detyruar të përgatiten në shtëpi. Sipas të punësurve, ato madje punojnë më shumë se 40 orë në javë.

Nëse dikush mendon se ne nuk punojme unë lirishëm e përgënjeshtroj. Ne punojmë më shumë se 40 orë në javë. Vlerësoj se po bëhet padrejtësi ndaj nesh. Askush nga ne nuk i ka refuzuar detyrat e punës, prandaj asnjëra prej nesh nuk duhet të durojë torturë me kërcënime se do të merrni gjoba ose drejtori do t’ju gjobisë. Besoj se inspektorati i punës ka gabuar diku. Imagjinoni, ajo Inspektore e punës ndoshta sot është online në punë, unë nuk e di se si inspektori i punës mund të punoj online- deklaroi Roze Ugrinovska, e punësuar në çerdhe.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shehpaska mohoi të ketë miratuar një vendim të ri për orarin e punës. Tha se drejtorët e çerdheve janë ata që organizojnë orarin për punë.

Nuk ka rritje të orarit të punës, gjith­çka është në bazë të Ligjit. Askush nuk ka dhënë vendim dhe udhëzime që të shkelet ajo e drejtë. Drejtorët e çerdheve duhet të organizojnë punën në çerdhet e tyre me qëllim që çdo fëmijë që vjen në ­çerdhe të pritet dhe të përciellet sipas protokolleve- deklaroi Jagoda Shahpaska, minstre e punës dhe politikës sociale.

Para Ministrisë së Punës dhe Politkës Sociale, SASHK-u bashkë me punonjësit e çerdheve kërkuan urgjentisht ndryshimin e këtij vendimi. Githashtu, kërkuan edhe përgjegjësi nga inspektorët që gjetën lëshime në punën e të punësuarve në çerdhe.

Kërkojmë urgjentisht që ministrja e punës dhe politikës sociale, në kuadër të përgjegjësive të saja të kërkojë që ky problem njëherë e përgjithmon të zgjidhet dhe atë sa më shpejt. Kërkojmë nga drejtorët e çerdheve t’i ndryshojnë vendimet e dorëzuara tek punojësit dhe ta kthejnë orarin e vjetër prej 6 dhe 7 orë për këtë personel. Kërkojmë nga Inspektorati i punës t’i inspektojë çerdhet dhe të konfirmojë nëse ka kushte të sigurta për pune- pohoi Jakim Nedellkov, kryetar I SASHK-ut.

Nedellkov shton se në bazë të ligjit dhe marrëveshjeve kolektive, edukatoret kanë pasur orar punë prej 6 orësh duke përgëdhelëset 7 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat