SASHK: Të punësuarat në çerdhet e Maqedonisë nuk duhet të punojnë tetë orë fiks

Maqedonia

SASHK: Të punësuarat në çerdhet e Maqedonisë nuk duhet të punojnë tetë orë fiks

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:33
Foto Ilustrim

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot kërkoi nga Ministria e Arsimit dhe Politikës Sociale të reagjë për problemin në lidhje me rritjen e orarit të punës për edukatoret dhe përkëdhelëset në çerdhe, të cilat në vend që të punojë 6 dhe 7 orë, ato detyrohen të punojnë 8 orë.

Kreu i SASHK, Jakim Nedellkov thotë se sipas ligjit dhe Marrëveshjes kolektive, puna me fëmijë është 6 dhe 7 orë, ndërsa drejtorët e çerdheve, sipas Nedellkov, të nxitur nga inspektorët e MPPS-së detyrojnë punonjëset të qëndrojnë brenda në çerdhe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, shkilet ligji dhe Marrëveshja kolektive në orarin e punës për punonjëset në çerdhe. Megjithatë, reagimi më i madh është, siç thoë Nedellkov, mossigurimi i kushteve të sigurta për punë në kushte të pandemisë.

SASHK kërkon nga MPPS dhe ministrja që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat