Nikollovski: Zaev u frikësua nga protestat

Maqedonia

Nikollovski: Zaev u frikësua nga protestat

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:05
Aleksandar Nikollovski

Aleksandar Nikollovski në protestën e sotme para Qeverisë u tha të pranishmëve se duhet të ndjehen krenar për shkak se tashmë një hap është bërë.

“Të jeni krenar për shkak se është bërë një hap i vogël. Zoran Zaev dhe ekipi i tij tradhtar ishin të gatshëm që nga java e kaluar ta shpërbëjnë Maqedoninë. Ishin të gatshëm që nga java e kaluar të kapitullojnë dhe të nënshkruajnë diçka që asnjë maqedonas nuk do ta paramendonte”, tha Nikollovski.

Për shkak juve, shtoi Nikollovski, për shkak se dilni nëpër rrugë, nëpër qytetet e Maqedonisë u frikësuan nga populli maqedonas.

“Duhet të vazhdojmë të jemi të bashkuar, të jemi të fortë dhe bashkërisht ta fitojmë betejën me Zaaev. Ky është vetëm fillimi, do të kentë përpjekje edhe javën e ardhshme, pas dy jave ose pas një muaji”, tha Nikollovski i cili kërkoi të mbrohet shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat