Dimitrov: Nuk heqim dorë nga procesi i anëtarësimit në BE

Maqedonia

Dimitrov: Nuk heqim dorë nga procesi i anëtarësimit në BE

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Nikolla Dimitrov

 Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot tha se edhe përkundër dështimin që të miratohet korniza negociuese për Maqedoninë e Veriut vendi mbetet i përkushtuar në procesin e anëtarësimit në BE.

“Ne negociojmë me BE-në që Maqedonia jonë të evropianizohet, që të importojmë vlerat, gjyqësorin dhe principet. Nëse sot anëtarësohemi, situata në vendin tonë do të jetë e njëjtë, procesi në vete për ne është me rëndësi. Kuptohet që nuk heqim dorë edhe nga procesi i anëtarësimit. Pozicionet tona janë në principe të qarta si kristali, në të drejtën për vetëvendosje. Do të vazhdojmë të bisedojmë me Bullgarinë fqinje, dhe do të vazhdojmë t`i bindim 1ë nuk mundet që e drejta e vetëvendosjes të bëhet pengesë për integrim evropian ose për fqinjësi të mirë”, tha Dimitrov.

“Për ne është me rëndësi që gjuha dhe identiteti maqedonas të mbeten të paprekura. Kemi mekanizëm që çështjet historike të zgjidhen nga historianët, dhe me rëndësi është që procesi integrues të na evropianizojë e jo të na ballkaniziojë”, deklaroi Dimitrov.

Dimitrov theksoi se në bisedimet me Bullgarinë për palën maqedonase mbetet e padiskutueshme çështja e gjuhës dhe identiteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat