Rindërtimi i rrugës Strugë-Qafë Thanës, vitin e ardhshëm

Maqedonia

Rindërtimi i rrugës Strugë-Qafë Thanës, vitin e ardhshëm

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 19:06
Rruga Strugë-Qafë Thanës

Premtimet se rruga nga Struga për në pikën kufitare Qafë Thanë do të rindërtohet nuk kanë fund. Pas ministrit të mëparshëm të Transportit dhe Lidhjeve Sugareski dhe drejtorit të Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Kitanov, i cili disa herë paralajmëronte se punimet do të fillojnë së shpejti, tani edhe ministri i ri Boçvarski premton rehabilitimin e rrugës.

Jemi kah fundit i projektimit të kësaj rruge. Diku gjatë 12 muajve të këtij viti, presim që të kemi të gjithë dokumentacionin teknik dhe në fillim të vitit 2021, procedura e tenderit do të shpallet përmes NP Rrugët Shtetërore. Së shpejti edhe këtu do të kemi aktivitete të dukshme. Me siguri pranverën ose verën e ardhshme – deklaroi Bllagoj Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Agjencia për Rrugë Shtetërore kishte premtuar se në tetor do të shpallet tenderi për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, pas çka punimet e ndërtimit do të fillonin deri në fund të vitit.

Më parë, e njëjta ishte premtuar për mars dhe maj të këtij viti. Por në vend të kësaj, dhjetë ditë më parë, vetëm vrimat ishin arnuar, të cilat do të hapeshin me reshjet e para të shiut dhe dëborës. Banorët e vendbanimeve afër kësaj rruge nuk shohin më asnjë shpresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat