Kyuchyuk: Me bllokimin e Shkupit dhe Tiranës humbin Brukseli dhe Sofja

Maqedonia

Kyuchyuk: Me bllokimin e Shkupit dhe Tiranës humbin Brukseli dhe Sofja

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:10
Ilhan Kyuchuk

Eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyuchuk thotë se me bllokimin e RMV-së dhe Shqipërisë, përveç Shkupit dhe Tiranës humbin edhe Bashkimi Evropian, Bullgaria dhe vendet tjera të rajonit.

“Bullgaria është një nga vendet që vendosën eurointegrimin e vendeve të rajonit në vend të lartë në agjendën e tyre. Tashmë është e qartë se me politikën e bllokimit nuk do të ketë fitues, të gjithë do të humbasin. BE humb për shkak se rrezikohet kredibiliteti i BE-së, humbin RMV dhe Shqipëria që investuan shumë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Por në fund, do të humbin edhe fqinjët e tyre për shkak se procesi i integrimit kërkon ndërtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore që janë të ndërlidhura me zgjidhjen e kontesteve historike”, tha Kyuchyuk.

Sipas tij, qëndrimi bullgar ndaj Shkupi është i pakuptueshëm për vendet tjera të BE-së, ndërsa Qeveria e Sofjes nuk ka bërë asgjë për t’u arsyetuar qëndrimin.

Ndryshe, Kyuchyuk bashkërisht me 20 eurodeputetë tjerë nënshkruan deklaratë ku kërkohet nga Këshilli i BE-së që të debllokojë eurointegrimin e RMV-së dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat