Rritet nevoja për ilaçe kundër coronavirusit, ka sasi të mjaftueshme

Maqedonia

Rritet nevoja për ilaçe kundër coronavirusit, ka sasi të mjaftueshme

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:42
Ilustrim

Konsumi i disa ilaçeve për pacientët pozitivë ndaj Covid-19 të shtruar në spitale, është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por sasitë e kërkuara shpërndahen në kohë dhe nuk ka mungesë të barnave thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në klinikat Covid në Shkup, aktualisht trajtohen 486 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covid-19, shumica prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Vetëm në 24 orët e fundit, në qendrat covid në Shkup u shtruan 32 pacientë të rinj, për shkak të ndërlikimeve nga Covid-19. Në 24 orët e kaluara, nga spitalet janë lëshuar12 pacientë të shëruar.

Edhe përkundër numrit të madh të të shtruarve, nga ministria thonë se në klinikat në Shkup deri në orën 8 të mëngjesit të së mërkurës, kishte 30 vend e të lira e gjatë ditës pritet që të lirohen edhe vende të tjera pas lëshimit në shtëpi nga klinika infektive dhe spitali 8 shtatori, të pacientëve që fituan betejën me coronavirusin.

Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit, thonë nga ministria e resorit. Për të diskutuar rreth kapaciteteve në qendrat covid dhe spitalet e tjera në brendi të vendit si dhe trajtimin e të sëmurëve dhe rotacionet e stafit mjekësor, ministri Filipçe takoi drejtorët e klinikave të brendshme. Në këtë takim u konstatua se ka mjaft vende të lira në klinika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat