Atanasov: Sëmundja te trofta nuk është e rrezikshme te shëndeti i njeriut

Maqedonia

Atanasov: Sëmundja te trofta nuk është e rrezikshme te shëndeti i njeriut

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:01
Zoran Atanasov

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atanasov thotë se sëmundja te trofta që u zbulua nuk është e rrezikshme ndaj shëndetit të njeriut. Ai thotë se mund të ketë dëme ekonomike nëse nuk ndërmerren masa.

Në konferencë shtypi Atanasov tha se momentalisht nuk ka ngordhje të madhe te peshqit dhe pasi që është zbuluar sëmundja nuk do të lejohet për ngordhje masive.

“Bëhet fjalë për sëmundje që rrezikon vetëm peshqit edhe atë troftën dhe krapin si bartës të virusit. Momentalisht nuk ka ngordhje te peshqit, megjithatë ne kemi zbuluar sëmundjen dhe nuk do të lejojmë ngordhje masive”, tha Atansov.

Nga 46 vende ku mbahet peshku në Maqedoni, te 18 është zbuluar sëmundja, ndërsa këto mund ta shesin peshkun vetëm në formën e ngrirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat