Zgjedhjet në Shtip, sot votojnë të sëmurit dhe të burgosurit

Maqedonia

Zgjedhjet në Shtip, sot votojnë të sëmurit dhe të burgosurit

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 10:57
Ilustrim

Zgjedhjet e parakohshme lokale po mbahen në Shtip, pasi ish-kryetari Bllagoj Boçvarski u bë Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Sot do të votojnë, si dhe të dënuarit në pesë institucionet së dënimit në vend, sipas protokolleve speciale për Covid.

Gjatë ditës së djeshme, në kushtet e pandemie votuan 12 qytetarë pozitive me coronavirus dhe që janë në izolim, dhe të cilët u regjistruan në mënyrë elektronike për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

Ata u vizituan dje nga dy ekipe mjekësore, të pajisura me pajisje të veçanta mbrojtëse mjekësore.

Ndryshe, nesër në zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip, qendrat e votimit do të jenë të hapura në orën 7:00 për të gjithë qytetarët e tjerë. Numri i përgjithshëm i votuesve është 41.777. Për t’u zgjedhur kryetarin e komunës, është e nevojshme të del në zgjedhje një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat