Mbyllen vendvotimet në Shtip dhe Pllasnicë

Maqedonia

Mbyllen vendvotimet në Shtip dhe Pllasnicë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Janë mbyllur të gjitha 77 vendvotimet në Shtip dhe nëntë vendvotime në Pllasnicë, ku qytetarët e këtyre dy vendeve sot kanë votuar për zgjedhje të kryetarit të komunës.

Në komunën e Shtipit deri në ora 18:30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 14.328 qytetarë, respektivisht 34,30 për qind, kurse Në komunën e Pllasnicës kanë votuar 1.959 qytetarë, gjegjësisht 39,54 për qind e votuesve.

Autoritet thonë se votimi u zhvillohet normalisht dhe pa pengesa, përveç parregullsve në vendvotimin 2276 në Shtip, ku dy qytetarë të moshuar pavarësisht se janë diagnostikuar me Cvoid-19 dhe kanë pasur vendim për izolim, kanë dalë për të votuar.

Banorët e Shtipit kanë pasur mundësinë të zgjedhin mes pesë kandidatëve, ndërsa banorët e Pllasnicës kanë zgjedhur mes dy kandidatëve, transmeton Alsat.

Në këto dy komuna sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme lokale pasi ish-krerët e komunave kanë marrë detyra të reja në pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës.

Krerët e komunave do të kenë mandat prej nëntë muajve, respektivisht deri në vjeshtë të vitit 2021 kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Në Komunën e Shtipit të drejtë vote kanë 41.777 persona, kurse në Komunën e Pllasnicës të drejtë vote kanë 4.954 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat