Hapet spitali i moduluar në Shtip

Maqedonia

Hapet spitali i moduluar në Shtip

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:26
Hapet spitali i moduluar në Shtip

Me rastin e vendosjes së spitalit modular në afërsi të repartit të fëmijëve, sot Ministri Venko Filipce do të vizitojë spitalin Klinik në Shtip.

Ministri Filipçe njoftoi se spitali modular do të jetë në përdorim deri në fund të vitit, ndërsa këtë deklaratë e bëri në takimin me drejtorët e QSHP-së dhe Qendrës Shëndetësore në Shtip.

“Duke marrë parasysh që Qendra Shëndetësore në Shtip është qendra më e madhe shëndetësore dhe njësia më e madhe për kujdes mjekësor urgjent në rajon, presioni dhe intensiteti i punës është me të vërtetë i madh”, theksoi Filipçe.

Dhe njoftoi se Shtipi do të marrë një automjet të ri të urgjencës së ndihmës mjekësore deri në fund të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat