Filipçe: Do të dëmshpërblehen 7.600 punonjës të shëndetit publik të cilët punojnë me pacientë të infektuar me COVID-19

Maqedonia

Filipçe: Do të dëmshpërblehen 7.600 punonjës të shëndetit publik të cilët punojnë me pacientë të infektuar me COVID-19

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:33
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë vizitës së sotme në Spitalin Klinik në Shtip, në një deklaratë për media informoi se 7.600 punonjës të shëndetit publik që punojnë me pacientë do të marrin një shpërblim të menjëhershëm prej 30 mijë denarë.

“Ne jemi duke investuar në infrastrukturë, pajisje mjekësore, në punëtorë shëndetësorë duke rritur pagat.

Pas zbatimit të kësaj politike, tani për festat e Vitit të Ri të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike që punojnë me pacientë Covid, që janë mjekë, infermierë, personel ndihmës, ndihmës të ndihmësve, transportues, teknikë që punojnë në ato departamente ku trajtohen pacientët me Covid-19 do të marrin shpërblim një herë”, tha Filipçe.

Ai shtoi se bëhet fjalë për 7.600 punonjës në shëndetin publik të cilët do të marrin nga 30 mijë denarë secili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat