Strugë, reshjet e shiut nuk zgjidhin problemin me ujin e pijshëm

Maqedonia

Strugë, reshjet e shiut nuk zgjidhin problemin me ujin e pijshëm

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
Struge

Reshjet e fundit të shiut nuk e zgjidhën problemin e mungesës së ujit në Strugë, siç shpresonin autoritetet lokale. Në disa lagje nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit ende nuk ka ujë.

 “Kjo duhet të ishte zgjidhur me kohë.” Sepse qyteti është zgjeruar. Uji shpërndahet kudo në fshatra, në qytet dhe po ndërtohet akoma”

 “Unë apeloj te autoritetet ta marrin seriozisht problemin, sepse problemi është serioz”

Probleme ka edhe në disa fshatra. Autoritetet pretendojnë se kërkohet zgjidhja më e mirë. Njëri nga opsionet është, që të tërhiqet uji nga Liqeni i Ohrit, nga burimet afër Kalishtës të cilat janë shumë të pastra.

Ekspertët e konsultuar nga Alsat thonë se realizimi i një projekti të tillë do të kërkonte rreth gjysmë milioni euro. Një problem tjetër serioz për Strugën është rrjeti i vjetër i furnizimit me ujë i cili shpesh prishet. Përveç kësaj, tubat janë nga asbesti dhe janë disa dekada të vjetra, pothuajse prej se është ndërtuar ujësjellësi, dhe as 20% e tyre nuk janë zëvendësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat