Pas bllokadës së Çekisë dhe Sllovakisë Këshilli i BE-së nuk miraton përfundimet e “”keqinterpretim të historisë”

Maqedonia

Pas bllokadës së Çekisë dhe Sllovakisë Këshilli i BE-së nuk miraton përfundimet e “”keqinterpretim të historisë”

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Foto Ilustrim

Pas bllokadës së Republikës Çeke dhe Sllovakisë, Këshilli i BE-së nuk miratoi përfundimet e diskutueshme mbi zgjerimin, tema i lihet Portugalisë, informon korrespondentja e AIM-së nga Brukseli.

Diplomatët në Bruksel nuk e mbajnë mend kur për herë të fundit kanë mbarua vitin pa konkluzione mbi zgjerimin e BE-së, por pas takimit të sotëm të ambasadorëve është e sigurt që këtë herë ata nuk do të miratohen, pasi Republika Çeke dhe Sllovakia thanë se teksti shkon shumë larg në ndërhyrjet në mosmarrëveshjet bilaterale.

Pas muajsh diskutimesh të nxehta me Bullgarinë mbi futjen e një paragrafi që thoshte se Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë duhet t’i jepnin fund kërkesave për një “keqinterpretim të historisë”, presidenca gjermane u tërhoq më parë këtë javë dhe ra dakord të përfshinte fjalinë.

Edhe pse deri në momentin e fundit ambasadorët menduan se puna ishte e kryer, krerët e diplomacisë Çeke dhe Sllovake njoftuan dje dhe kërkuan të bllokonin këto përfundime derisa çështja të debatohej në nivel ministror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat