Ulet numri i shqiptarëve në Këshillin Sportiv të Agjencisë për Rini – Shkarkohen dy profesorë shqiptarë

Maqedonia

Ulet numri i shqiptarëve në Këshillin Sportiv të Agjencisë për Rini – Shkarkohen dy profesorë shqiptarë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 09:13
Ilustrim

 Këshilli Sportiv i Agjencisë për Rini dhe Sport si organ më i lartë në këtë institucion tani ka një përfaqësues shqiptar më pak. Kjo pasi me vendimin e fundit, janë shkarkuar tre anëtarë shqiptarë dhe janë zëvendësuar me dy të tjerë.

Për më tepër, dy prej të shkarkuarve janë profesorë universitarë, Hynor Kica në Universitetin e Tetovës dhe Blerim Sahiti në Universitetin Nënë Tereza. Ndërkaq, anëtari tjetër, Arlind Huseini është emëruar sërish në Këshill. Si zëvendësim për dy profesorët shqiptarë është caktuar Jasin Fetishi.

Siç thonë burime të in7 brenda kësaj agjencie, zëvendësdrejtori i ri shqiptar, Avni Rustemi ka qënë i pafuqishëm përballë drejtorit Naumçe Mojsoski në zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit. Kjo për faktin se drejtori ia ka bërë me dije se nuk ka nevojë për më shumë se dy shqiptarë në këtë këshill.

Për të vërtetuar këto pretendime, tentuam të kontakojmë me Avni Rustemin, zëvendësdrejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport. Fatkeqësisht, Rustemi ishte i pakapshëm apo tepër i zënë për tu përgjigjur në thirrjen tonë. Rustemi është Kryetar i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat