Maqedoni, vazhdon debati për Propozimin-buxhetin e plotësuar për vitin 2021

Maqedonia

Maqedoni, vazhdon debati për Propozimin-buxhetin e plotësuar për vitin 2021

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Deputetët sot në seancë plenare duhet ta vazhdojnë debatin për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2021.

Dje ishte dita e tretë që deputetët debatuan për Propozim-buxhetin, ndërsa debati mund të zgjat më së shumti pesë ditë pune, pas çka duhet të votohet sipas propozimit.

Gjatë debatit të deritanishëm, pozita dhe opozita janë me qëndrime të kundërta për Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm. Për pushtetin, Buxheti ofron qëndrueshmëri, shpenzime racionale dhe është vazhdim i politikave përgjegjëse të zbatuara në të kaluarën. Ata theksuan se Propozim-buxheti është përqendruar në mbështetjen e shëndetësisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Nga ana tjetër, pozicioni i opozitës është se Buxheti i propozuar është megaloman dhe joreal. Sipas tyre, ai nuk do të sigurojë konsolidim financiar, por do të rrisë borxhin publik, i cili do të arrinte 67 për qind.

Në propozimin e plotësuar janë përmbajtur 18 amandamente, të pranuara gjatë debatit para Komisionit amë kuvendor për financim dhe buxhet.

Ministri i Financave Fatmir Besimi në elaborimin para deputetëve potencoi se Propozim-buxheti i plotësuar është real dhe në të janë ndarë mjete aty ku do të japin efekt dhe rezultate më të mira.

Me projeksionet në Buxhet, siç theksoi, pritet të sigurohet qëndrueshmëri të veprimtarive ekonomike në vend dhe të vendeve të punës, të rikuperohen veprimtari të caktuara, të sigurohet stabilitet në transferet sociale dhe të sigurohen politika, të cilat më tej do të ndihmojnë për zbatimin e strategjisë së shpejtë të daljes, me qëllim të vazhdimit të trendeve pozitive të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat