Aktivistët “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Bektesh, ski ashensori prej 10 milion euro që e promovove në Kodrën e Diellit, nuk punon

Maqedonia

Aktivistët “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Bektesh, ski ashensori prej 10 milion euro që e promovove në Kodrën e Diellit, nuk punon

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 13:50
Aktivisti, Kreshnik Bekteshi

Një nga aktivistët e “Të shpëtojmë Kodrëne Diellit” sot ka bërë akuza ndaj ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi për faktin se në Kodrën e Diellit nuk funksionon ski-ashensori me gjashtë ulëse të cilën e promovoi pikërisht ministri Bekteshi por krahas kësaj edhe gënjeshtrat tjera të Bekteshit të cilat i ka bërë nga kjo qendër skijimi.

Nga dje në këtë qendër skijimi ka nisur sezoni dimërorë por që 10 milion eurot investime të Bekteshit nuk shihen askund sipas aktivistit të ‘Të shpëtojmë Kodrën e Diellit’.

“Këtu jemi tek teleferiku me gjashtë ulëse i cili vjeshtën e kaluar u hap dhe u vu në funksion nga të gjithë funksionarët e BDI-së dhe ish kryeministri Oliver Spasovski. Sot jemi këtu për ta përdorur, por i njeti nuk funksionon. 10 milionë euro taksata të qytetarëve qëndrojnë këtu në këtë katrahurë dhe objekt i cili është jo funksional.Nuk ka pranim Teknik, nuk ka dorëzim teknik nga prodhuesit dhe nuk është lëshuar nga fakulteti i Makinerisë. Kjo është një ndër gënjeshtrat e cila Kodra e Diellit është në këtë gjendje”, u shpreh aktivisti për mbrojten e Kodrës së Diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat