LSDM tërheq Ligjin për punë të jashtme

Maqedonia

LSDM tërheq Ligjin për punë të jashtme

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:29
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se ata kanë tërhequr Ligjin për punë të jashtme.

“Gjatë mandatit të OBRM-PDUKM-së janë emëruar ambasadorë të cilët kanë pasur dy shtetësi që është në kundërshtim me ligjin. E kanë bërë duke shkelur Ligjin për punë të jashtme. Për këtë din shumë mirë kryetari i Komisioni kuvendar për Punë të Jashtme nga radhët e OBRM-PDUKM-së”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Milloshoski: Me 300 amendamente do ta bllokojmë ligjin që lejon ambasadori të ketë shtetësi tjetër

Sipas tyre, qëllimi ishte që të lejohen kandidatët për ambasadorë të kenë dyshtetësi por nuk mund të jenë ambasadorë në vendet ku kanë dy shtetësi.

“Ky ligji njëjtë, me tekstin e njëjtë ishte në procedurë dhe në përbërjen kuvendare dhe atëherë OBRM-PDUKM nuk kishte vërejtje, as nuk parashtroi asnjë amendament. Atëherë ishte i njëjti kryetar i komisionit”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat