Elmi Aziri: Shpërndarje jo e drejtë buxhetore,80 milion euro në Kriva Pallankë kurse Bllaca e Vizbegu pa objekt shkollorë

Maqedonia

Elmi Aziri: Shpërndarje jo e drejtë buxhetore,80 milion euro në Kriva Pallankë kurse Bllaca e Vizbegu pa objekt shkollorë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Elmi Aziri

Elmi Aziri: Shpërndarje jo e drejtë buxhetore,80 milion euro në Kriva Pallankë kurse Bllaca e Vizbegu pa objekt shkollorë

Deputeti i koalicionit ASH-AAA, Elmi Aziri, nga foltorja e Kuvendit ka thënë se Buxheti për vitin 2021 ka shumë mangësi mbi bazën e parimeve mbi të cilat është bërë shprëndarja e mjeteve buxhetore.

Aziri: Është e vërtetë se është rritur për 2.5 herë shuma për investime në ministrinë e Arsimit dhe më vjen mirë për të gjitha projektet për atë pjesë ku ju gravitoni.

Por, nuk pamë investim për shkollën për fëmijët e Bllacës, nuk pamë investime as për shkollën në lagjen Vizbeg, nuk pamë investime as për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë, nxënësit e të cilit mësojnë në kontejner. Jemi të bindur se ministrat gjatë vitit të ardhshëm do t’i devijojnë investimet kapitale nga projeksionet fillestare.

E kemi një rast eklatant që dëshmon gjithçka, ministri i Transportit Boçvarski dhe zv/kryeministri për luftën kundër korrupsionit kanë paraparë 80 milion investimet vetëm në rajonin e qytetit të Kriva Pallankës që është sa një e dhjeta e qytetit të Kumanovës”, tha mes tjerash deputeti opozitar Elmi Aziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat