Maqedoni: Tërhiqet propozim ndryshimet në Ligjin për punë të jashtme

Maqedonia

Maqedoni: Tërhiqet propozim ndryshimet në Ligjin për punë të jashtme

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 10:02
Kuvendi i Maqedonisë

Shumica parlamentare do të tërheq propozim ndryshimet  përmes të cilave parashikohet që ambasadori përveç shtetësisë maqedonase të mund të ketë dhe shtetësi të ndonjë shteti tjetër.

Në sqarimin për tërheqjen e propozim ligjit që e parashtruan deputetët e LSDM-së, BDI-së dhe të Lëvizjes BESA, thuhet se pushteti nuk do të lejoj që opozita të bëj teatër në Kuvend, kjo pasi OBRM-PDUKM-ja ka paralajmëruar se do ta bllokoj miratimin përmes parashtrimit të 300 amendamenteve.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Millshoski, i cili është kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe ish-Ministër i Jashtëm, duke njoftuar “bllokadën e amendameteve”, dje vlerësoi propozim ndryshimin si arbitrar dhe është një përpjekje për të përshtatur ligjin për disa vendime personale të partnerëve të qeverisë për të mbushur pozicionet ambasadorëve. Ai beson se ndryshimet janë në kundërshtim me Ligjin për Informacionin e Klasifikuar, sipas të cilës parakusht i domosdoshëm që kandidati për ambasador të marrë një “certifikatë sigurie me një shkallë të sekretit shtetëror” është që të mos jetë edhe shtetas i një vendi tjetër, ndërsa ambasador pa një certifikatë sigurie nuk është ambasador.

LSDM akuzoi se gjatë mandatit të OBRM-PDUKM-së është dërguar ambasadorë që kishin dy shtetësi, gjë që është në kundërshtim me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat