Maqedoni: 572 gjoba për mosmbajtje të maskave për mbrojtje nga coronavirusi

Maqedonia

Maqedoni: 572 gjoba për mosmbajtje të maskave për mbrojtje nga coronavirusi

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 572 gjoba, në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.

MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dje informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 591 teste, ndërsa janë regjistruar 129 raste të reja me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat