Krerët shtetëror në Maqedoni: Reformat vazhdojnë, do të kërkohet zgjidhje me Bullgarinë

Maqedonia

Krerët shtetëror në Maqedoni: Reformat vazhdojnë, do të kërkohet zgjidhje me Bullgarinë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

“Nuk na duhen zgjidhje by-pass për anëtarësimin në BE, e cila është alternativa jonë e vetme. Megjithëse Unioni ka dërguar sinjal të keq, vendi mbetet i përkushtuar ndaj reformave. Ne jemi të gatshëm për fillimin e negociatave dhe nuk ka dyshim se çdo shtyrje e tyre do të ishte gabim”. Këtë e tha dje kryeministri Zoran Zaev.

Ai e prezantoi Iniciativën “Aksioni 21” për zbatimin e standardeve Evropiane në shtëpi, ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pati takim me homologun e tij austriak Aleksander Shalenberg në Vjenë. Zaev dhe Osmani thanë se nuk është e lehtë të arrihet konsensus dhe se procesi është kompleks, por Maqedonia e Veriut nuk do të heqë dorë. Përkundrazi, ajo është e gatshme të vazhdojë të punojë e angazhuar për reformat dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për të gjitha sfidat që mund të paraqiten deri në anëtarësimin e plotë në BE.

Sipas Zaev, tejkalimi i problemit me Bullgarinë dhe gjetja e një zgjidhjeje është e mundur në gjysmën e parë të 2021.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, nga ana tjetër, është i mendimit se në muajt e parë të vitit të ardhshëm do të shohim nëse diçka do të ndryshojë në qasjen e Bullgarisë. Siç vlerësoi ai në një intervistë për gazetën ruse “Komersant”, nga ana jonë mundësitë për manovrim janë shteruar, ne kemi dorëzuar një numër propozimesh konstruktive.

“Bullgaria e shfrytëzon procesin e aderimit në BE për të çelur disa çështje, që nuk do të mund ta bënte pas anëtarësimit në Bashkimin, ndërsa sipas disa politikanëve bullgarë Sofja është dashur ta bllokojë Maqedoninë e Veriut gjatë hyrjes në NATO në vitin 2018, por atëherë kjo nuk ka qenë e lejuar për shkak të interesave gjeo-strategjike të forcave perëndimore. Kontestin me Greqinë e kemi zgjidhur. Tani Bullgaria mendon lartë-poshtë si vijon: nëse tani i pranojmë në BE, më nuk do të ketë mundësi që të çelen çështjet kontestuese. Disa politikanë bullgarë madje deklarojnë: është dashur të bllokohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO që në vitin 2018. Supozoj se atëherë nuk u ishte lejuar ta bëjnë këtë për shkak të interesave gjeo-strategjike të forcave perëndimore, të cilat donin që në tërësi ta formojnë krahun jugor të Aleancës. Në BE qasja është më ndryshe”, shton Pendarovski.

Stevo Pendarovski, në intervistën e tij të parë për mediat ruse, lidhur me prolongimin e procesit të integrimit në BE, sqaroi se kjo ka ndodhur për shkak të pozicionit të Bullgarisë, që ka të bëjë me identitetin e maqedonasve dhe e konteston gjuhën maqedonase (Sofja nuk e njeh ekzistimin e maqedonasve si komb para vitit 1944 dhe e konsideron gjuhën maqedonase për dialekt bullgar – shënim i gazetës).

“Këtë pozicion nuk e mbështetë asnjëra prej vendeve anëtare të BE-së, por në Bashkimin Evropian zbatohet rregulla e konsensusit. Në disa muajt e parë nga viti i ardhshëm do të shohim nëse do të ndryshojë diçka në qasjen e Bullgarisë. Nga ana jonë, mundësitë për manovër janë shterur, ne parashtruam një numër të madh të propozimeve konstruktive. Për atë se ne jemi maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, nuk mund të bisedohet”, theksoi Pendarovski.

Ai theksoi se në raport me atë se maqedonasit asnjëherë nuk do të heqin dorë nga identiteti i tyre dhe gjuha e tyre nuk ka kurrfarë dallimesh mes pushtetit dhe opozitës.

Për atë nëse hapi i këtillë i Sofjes është i lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Bullgari në pranverë, shefi i shtetit përkujtoi se ai këtë pozicion tashmë e ka përmendur dhe se për këtë ka reaguar Sofja, se askush atje nuk e shfrytëzon kontestin për shkak të rejtingut.

“Këto ditë e ndoqa dinamikën e renditjes së partive udhëheqëse bullgare. Në dy muajt e fundit ato u dyfishuan. Ndoshta diçka tjetër ka ndikuar në renditjet, por në këtë periudhë partitë në Bullgari shumë shpesh flasin për çështjen maqedonase”, shtoi presidenti Pendarovski në intervistën për “Komersant”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat