Vazhdimi i pandemisë, rritë numrin e rasteve sociale

Maqedonia

Vazhdimi i pandemisë, rritë numrin e rasteve sociale

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:35
Jagoda Shahpaska

Kriza e shkaktuar nga kovid 19 ka zhytur në varfëri pesë mijë familje të reja. Gjithsej 32 mijë familje jetojnë me ndihmë minimale dhe e kalojnë muajin me ndihmë nga shteti që arrin nga katër deri në dhjetë mijë denarë në muaj në varësi të numrit të anëtarëve të familjes. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska njofton rritje të numrit të familjeve që do të hyjnë në zonën e varfërisë, nëse pandemia vazhdon.

Pritja jonë është që vitin e ardhshëm, tani parashikimi është nëse zgjat pandemia me Covid 19 edhe vitin e ardhshëm, gjashtë mijë familje shtesë do të hyjnë në sistem -tha Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Pandemia ka treguar dobësitë e sistemit, për të cilat duhet të punojmë në të ardhmen dhe ato për të cilat duhet të synojmë në mënyrë që të rrisim rritjen ekonomike, janë konkluzionet e konferencës kushtuar ndikimeve socio-ekonomike nga Covidit 19.

Tani një nga mësimet e nxjerra është se në të ardhmen duhet të synojmë reforma thelbësore. Le të jenë më të ngadalta, por të jenë esenciale. Një nga mësimet e nxjerra është se e kemi të vështirë të ristrukturohemi ekonomikisht – u shpreh Bllagica Petreski- Finance Think.

Përfaqësuesja e UNICEF, Patricia Di Giovanni gjithashtu mori pjesë në konferencë, duke theksuar se në këtë krizë askush nuk duhet të lihet jashtë, veçanërisht kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat