Rritet paga mesatare neto në Maqedoni

Maqedonia

Rritet paga mesatare neto në Maqedoni

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:46
Foto Ilustrim

Paga mesatare mujore e paguar neto për të punësuar në tetor të këtij viti arriti në 27,899 denarë dhe u rrit për 8,4 për qind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar në sektorët: shëndetësi dhe kujdes social (12 për qind), art, argëtim dhe rekreacion (11.6 për qind) dhe industrinë e përpunimit (11 për qind).

Rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, u regjistrua në sektorët e mëposhtëm: objektet për akomodim dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor (4.4 për qind), tregti me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (4.4 për qind) dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (3.6 për qind).

Paga mesatare mujore bruto e paguar për të punësuar në tetor të këtij viti arriti në 41,654 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat