Xhaferi: Nuk janë krijuar kushte për legalizimin e marihuanës

Maqedonia

Xhaferi: Nuk janë krijuar kushte për legalizimin e marihuanës

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:53
Talat Xhaferi

Sipas kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ende nuk janë krijuar parakushte për legalizimin dhe përdorimin e marihuanës.

“Mendoj se nuk janë krijuar parakushte te qytetarët tanë sa i përket kësaj çështje dhe po ashtu nuk janë krijuar parakushte për legalizimin e përgjithshëm për përdorim rekreativ”, tha Xhaferi 

Ai theksoi se se nëse BDI bllokon ligjin s’do të thotë se do të bie edhe Qeveriaa, por siç tha ai, ka instrumente në Kuvend.

Ndryshe, kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme tha se nuk është mirë që për gjysmë grami marihuanë dikush të burgoset dhe se duhet të legalizohet marihuana për përdorim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat