Shtatë gra dhe 21 punonjës shëndetësor kanë humbur jetën nga COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Shtatë gra dhe 21 punonjës shëndetësor kanë humbur jetën nga COVID-19 në Maqedoni

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Në Maqedoni si shkak i virusit COVID-19 kanë humbur jetën 21 punonjës shëndetësor dhe shtatë gra shtatzëna.

Deri në 20 dhjetor gjithsej ka pasur 78.432 raste ku prej tyre 40.048 kanë qenë burra dhe 38.384 gra. Janë regjistruar 2.314 raste të vdekjes ku prej tyre 1.460 janë të gjinisë mashkullore dhe 854 të gjinisë femërore.

Numri më i madh i rasteve të vdekjes është regjistruar më 30 nëntor, ndërsa në Maqedoni janë bërë 184.232 testi në një milion banorë.

Ndryshe gjatë ditës së sotme kishte mbi 700 raste të reja dhe mbi 900 të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat