Spasovski: Ka indikacione se lëndët narkotike nga Haraçina janë shitur jashtë vendit

Maqedonia

Spasovski: Ka indikacione se lëndët narkotike nga Haraçina janë shitur jashtë vendit

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 11:28
Oliver Spasovski

Dy ton kanabis të vjedhur nga depoja në Josifov dhe dërguar në Haraçinë mund të jenë shitur tashmë, tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski .

“Ka indikacione se është marrë nga Maqedonia dhe është shitur. Deri më tani, më shumë se 300 kilogramë janë gjetur nga ajo vjedhje, por pjesa tjetër e Josifovës nuk është gjetur. Provat janë duke u analizuar dhe siguruar, por hetimi nuk ka mbarua”, tha Spasovski.

Pas përpjekjes për një vjedhje tjetër nga një fabrikë në Krushevë, Spasovski tha se deri më tani, meqenëse ai ka qenë përsëri shefi i policisë që nga shtatori, 550 kilogram marijuanë janë konfiskuar dhe depozituar në depot e Agjencisë për Pronë të Konfiskuar.

Për paralajmërimin e Zaevit se do të debatohet për legalizimin e marijuanës, ai tha se duhet të bëhet analiza për atë se çka fitojmë, dhe çka humbim si shoqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat