Remzi Mehmedi: Maqedonia e Veriut nuk e përfill diasporën Shqiptare

Maqedonia

Remzi Mehmedi: Maqedonia e Veriut nuk e përfill diasporën Shqiptare

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:04
Remzi Mehmedi

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Remzi Mehmedi ka deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk e përfill diasporën shqiptare.

“Diaspora shqiptare nuk është vetëm një nocion fiktiv, ata sot janë në numër tepër të madh, disponojnë me kapacitete të jashtëzakonshme intelektuale dhe menaxheriale, disponojnë me kapital të konsiderueshëm. Këta tre komponenta janë thelbēsore për zhvillimin e një shteti dhe një shoqërie.

Për tërë këtë potencial real shteti i RMV është mospërfillës dhe injorues.

Përveç që nuk arrin të vendojë në binarë funksional tërë këtë potencial zhvillimor kësaj kategorie kaq të rëndësishme ky shtet nuk i mundëson as të drejtën për të votuar, për ata që do të menaxhojnë në vendlindje me tatimet dhe resurset që vijnë drejtpërdrejtë edhe nga vetë diaspora” ka deklaruar Mehmedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat