LSDM: OBRM-PDUKM të mos gënjejë, lënda e historisë nuk hiqet

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM të mos gënjejë, lënda e historisë nuk hiqet

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:40
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM shpërndan dezinformata për reformën në arsim dhe i frikësojnë nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Koncepti i ri i arsimit duhet të ofrojë edukim themelor për fëmijët, që gjeneratat e ardhshme të dallojnë lajmet e rreme”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, OBRM-PDUKM pas 11 vite qeverisje e la arsimin në kaos dhe solli arsimin në fund të të gjitha listave të vlerësimit, si nga hulumtimet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme.

“Libra jocilësorë, me përmbajtje diskriminuese dhe material i papërshtatshëm për moshën e nxënësve”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat