174 të burgosur dorëzojnë kërkesë deri tek presidenti për amnesti

Maqedonia

174 të burgosur dorëzojnë kërkesë deri tek presidenti për amnesti

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Stevo Pendarovski

Si zakonisht fundi i vitit është periudha kur edhe presidenti i vendit në bazë të kompetencave të tij kushtetuese ka mundësi që të amnistojë personat të cilët vuajnë dënimin në burgje për arsye të ndryshme, ndërkohë që amnestimi bëhet në bazë të ligjeve që janë në fuqi ndërkohë që e gjithë procedura realizohet edhe përmes Ministrisë së drejtësisë

Kështu, edhe këtë vit në adresë të presidentit Stevo Pendarovski janë dorëzuar gjithësejt 174 kërkesa nga të burgosurit për amnestim, theksojnë ekskuzivisht për Zhurnal nga kabineti i presidentit.

‘Procedura për amnesti realizohet pas kërkesës së të dënuarve e cila dorëzohet deri tek presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes gjyqit që ka vendosur dënimin e shkallës së parë’, kështu sqarojnë nga kabineti i presidentit se si shkon procedura e kërkesave për amnesti.

Më tej ato sqarojnë se procedura vijon tek Ministria e drejtësisë.

‘Ministri i drejtësisë menjëherë pas pranimit të kërkesës e shqyrton atë bashkë me dokumentacionet tjera dhe bashkë me propozimin e dërgon tek presidenti i Republikës’, thonë më tej nga kabineti i presidentit.

Sipas tyre, presidenti i vendit me vendim formon Komision për amnesti ku më pas shqyrtohet secila kërkesë veçmas dhe jep mendim për secilin propozim të ministrit. Më pas presidenti sjellë vendim përfundimtarë. Këtë vit deri tek presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski janë dorëzuar 174 kërkesa’, thonë nga kabineti i presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat