Politikanët “garojnë” kush do të vaksinohet i pari, për të ngritur vetëdijen te qytetarët

Maqedonia

Politikanët “garojnë” kush do të vaksinohet i pari, për të ngritur vetëdijen te qytetarët

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 10:44
Stevo Pendarovski, Zoran Zaev

 Qytetarët e Maqedonisë së Veriut gjatë fillimit të vitit të ardhshëm do të mund të shpresojnë në vaksinën kundër virusit vdekjeprurës Covid-19.

Menjëherë pasi të arrijë vaksina në vendin tonë, të parët do ta marrin mjekët, personeli mjekësor dhe të gjithë të tjerët që kanë qenë në linjë të parë në luftën me pandeminë, pastaj të sëmurët kronik, qytetarët e moshuar, të punësuarit nëpër çerdhe dhe politikanët.

Pasi ishte paralajmëruar vaksina kundër Covid-19, krerët shtetëror dhe liderët politik u deklaruan se do të merrnin pjesë në marrjen e vaksinës që të japin shembull personal para qytetarëve për të ngritur vetëdijën publike.

Do të vaksinohem me vaksinat që do të furnizohet shteti përmes sistemit Kovaks që të jap shembull personal në përpjekjet për asgjësimin e Covid-19, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.

“Shteti jonë ndjek çdo hap të zhvillimeve të cdo hulumtimi klinik për vaksinat. Besoj në sigurinë e tyre dhe në vërtetimet e shkencëtarëve se me të do të rritet imuniteti i njerëzve. Qytetarët duhet të jenë të qetë sepse shteti nuk do të kursejë për këtë gjë, ne vecmë kemi paguar avansin për furnizimin e 833 mijë vaksinave”, deklaroi Zaev.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe apeloi qytetarët se bëhet fjalë për një vaksinë të sigurtë, ndërsa me vaksinimin do të rritet imuniteti i popullatës gjithkund nëpër bëtë dhe jeta do të kthehet në normalitet.

“Apsolutisht po, do të vaksinohem. Të tregojë dhe dëshmojë se duhet të vaksinohen njerëzit. Vaksinat janë të sigurta, ne e kemi ndjekur procesin e tyre të zhvillimit dhe gjitha fazat nga studimet në klinika. Kjo do të jetë ajo që do ta ndryshon fotografinë në botë”, deklaroi Ministri Filipçe.

Presidenti Stevo Pendarovski tha se dëshiron që i pari ta pranon vaksinën kundër Covid-19, me qëllim që ta ngritë vetëdijen te qytetarët.

“Unë do të dëshirojë të jem i pari që do ta merr vaksinën te ne. Jo sepse dua që i pari të mbrohem, sepse te unë hyet me protokolle të rrepta, por vetëm ta ngrisim vetëdijen. Sepse pash një përqindje të vogël të qytetarëve që janë të gatshëm ta pranojnë vaksinën. Nëse është e mundur, të bëhet edhe ndonjë spot. Bëhet fjalë jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”, tha Pendarovski.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se do të vaksinohet kundër Covid-19 edhe përskaj asaj që e ka tejkaluar virusin, pasi që disa ditë kaloi në spital.

“Unë apsolutisht do të vaksinohem, por të shohim si do të jenë protokollet dhe kur do të mund ta bëj këtë”, tha Spasovski në emisionin “Studio10”.

Ndërkaq Kryeparlamentari Talat Xhaferi në emisionin “Click Plus” tha se nuk ka dilema në atë se do të vaksinohet kundër koronavirusit.

Thotë se do të vaksinohet sepse vlerson se është porosi e mirë deri te qytetarët, sidomos që shkenctarët dhanë rekomandime pozitive duke u bazuar në përqindjen e sigurisë, por që vaksina ka marrë edhe mbështetje nga gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Nga Qeveria vërtetojnë se vecmë janë siguruar 833.000 vaksina, që është mjaftueshëm për afro 400.000 qytetarë përmes mekanizmit Kovaks. Dy javë pas vaksinimit, qytetarët do të duhet të pranojnë edhe një dozë për rivaksinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat