Carovska: Me konceptin e ri fëmijët që në moshën më të hershme do të mësojnë për multikulturalizmin dhe vlerat qytetare

Maqedonia

Carovska: Me konceptin e ri fëmijët që në moshën më të hershme do të mësojnë për multikulturalizmin dhe vlerat qytetare

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:00
Mila Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, sot kishte takim pune me Drejtorin e Zyrës për Zhvillim dhe Përparim të Arsimit të Gjuhëve të Komuniteteve, Milutin Stançiq.

Në takimin, Carovska dhe Stançiq diskutuan për konceptin e ri të arsimit fillor me të cilën sigurohet inkluzivitet, multikulturalizmi dhe toleranca.

Një segment nga koncepti është përmes procesit arsimor fëmijët nga mosha e hershme t’i mësojnë vlerat e vërteta qytetare, t’i respektojnë dallimet dhe të nxjerrin një shoqëri për të gjithë.

Administrata si organ shtetëror në përbërje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet-Komuniteteve kujdeset për: zbatimin dhe realizimin e plotë për të drejtat kushtetuese dhe ligjore të pjesëtarëve të komuniteteve në të gjitha shkallët e sistemit arsimor, zhvillimi dhe përparimi i arsimit të gjuhëve të pjesëtarëve të komunitetet, duke promovuar parimet e multietnicitetit, kohezionit dhe unitetit midis nxënësve përmes inkurajimit për mësimin e gjuhës dhe kulturës së boshnjakëve, vllahëve, serbëve, turqve dhe romëve.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat