Mickoski: Askush nga OBRM-PDUKM nuk i ka organizuar ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Mickoski: Askush nga OBRM-PDUKM nuk i ka organizuar ngjarjet e 27 prillit

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:08
Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski pas dëshmisë në Gjykatën Penale tha se askush nga partia e tij nuk ka organizuar ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Mickoski këto ngjarje i cilësoi si vetë-organizim të popullit..

“As Komiteti Ekzekutiv, as cilido anëtarë i OBRM-PDUKM-së nuk është pjesë e këtij vetë-organizimit të popullit që ndodhi në atë periudhë. Bëhet fjalë për proces të montuar politik, që ka për qëllim të vetëm të dëmtojë OBRM-PDUKM-në, proces politik që ka për qëllim të ushtroj terror politik mbi aktivistët dhe anëtarët e OBRM-PDUKM-së, proces politik nga i cili dikush përfitoi ndërsa dikush seriozisht humbi, pas 27 prillit seriozisht humbi OBRM-PDUKM-ja, ndërsa qeveri formoi LSDM-ja dhe Zoran Zaev”, tha mes tjerash Micksoki.

Ndryshe, të akuzuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit janë: Nikolla Gruevski, Spiro Ristovski, Trajko Veljanovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat