Maqedoni: Formohet grup i punës për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Maqedonia

Maqedoni: Formohet grup i punës për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

“Është formuar grup i punës për Kodin zgjedhor dhe të gjitha partitë kanë nominuar përfaqësues të tyre, sikur edhe institucionet më të rëndësishme dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”.

Këtë e tha sot në konferencë për shtyp Bojan Mariçiq, i cili tha se në Kodin zgjedhor do të vendosen gjithë ato ndryshime në lidhje me modelin e zgjedhjeve për të cilat do të arrihet konsensus.

“Në këtë mënyrë hapim proces i cili do të zgjasë disa muaj dhe në të cilat do të diskutohen edhe çështjet e lidhura me modelin zgjedhor, por edhe çështje tjera të lidhura me procesin zgjedhor, ndërsa para se gjithash ka të bëjë me rekomandimet e OSBE/ODIHR”, deklaroi Mariçiq.

Kishe shumë ide, tha ai, duke e përfshirë edhe një njësi zgjedhore të cilat ishin promovuar prej para zgjedhjeve parlamentare, megjithatë tani prejse është formuar grupi i punës për Kodin zgjedhor do të hyjmë në biseda serioze.

“A do të arrijmë pëlqim të partive politike për një njësi zgjedhore do të shohim nga procesi. Mendoj se është e vlefshme të bisedohet për të gjitha idetë dhe e rëndësishme është të shikohet se çka është ajo që do ta përparojë demokracinë”, deklaroi Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat