Arsovski: Ndihma prej 6.000 denarëve do të arrijë te të gjithë

Maqedonia

Arsovski: Ndihma prej 6.000 denarëve do të arrijë te të gjithë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:22
Dushko Arsovski

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencë shtypi tha se Qeveria pret tolerancë nga bankat gjatë ditëve të ardhshme përderisa bëhet pagesa e 6.000 denarëve të parapara për shkak se bëhet fjalë për qytetarë nga kategori të rrezikuara.

Arsovski thotë se janë përpunuar të gjitha ankesat, por numrat konkret do të bëhen të ditur gjatë ditës së nesërme.

Ai tha se ndihma prej 6.000 denarëve do të arrijë te të gjithë dhe se Qeveria ka bërë gjithçka që ndihma të arrijë dhe të mos lihet askush pa ndihmë.

“Edhe pse ligji nuk e obligon Qeverinë, duhet të thuhet se ankesat janë përpunuar në afat rekord, dhe kishte rreth 78 mijë ankesa. Të gjithë që kanë parashtruar ankesa, do të marrin përgjigje në adresë elektronike”, tha Arsovski.

Arsovski shtoi se për këtë masë janë shpenzuar 27.5 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat